Arkiva Mujore: Shkurt 2009

Tingulli qe degjohet vetem nga te rinjte. Po ti a e degjon dot?

Ekziston nje tingull qe degjohet vetem nga te rinjte qe ndodhen nen moshen 25 vjec. Shkarkoni fajlin duke klikuar ketu dhe testoni nese jeni ende i ri apo jo :P.

Tingulli mund te perdoret edhe si ringtone nga studentet qe nuk duan ta fikin telefonin gjate mesimit ;).

Colors Pallete Generator, Nje ekstraktues ngjyrash

Colors Pallete Generator ben te mundur ekstraktimin e ngjyrave te fotos suaj te perzgjedhur. Pasi te shkoni tek faqja, do te keni dy opsione, i pari eshte te upload-oni foton nga kompjuteri juaj, dhe opsioni i dyte eshte te fusni adresen URL nqs fotoja juaj ndodhet e publikuar ne Web. Ne fund klikoni “Get Palette” dhe prisni rezultatet. Me ngjyrat e ekstraktuara ju mund te dizenjoni nje grafike apo dhe nje faqe web.

Per te shkuar tek Colors Pallete Generator: http://www.cssdrive.com/imagepalette/index.php

Si te fshijme llogarine ne facebook, njehere e pergjithmone.

N.q.s po humbisni kohen e vlefshme ne facebook atehere beni mire te fshini llogarine tuaj atje. OOOPS.  Facebook NUK ka nje opsion te mirefillte qe te fshije te dhenat e tua personale.

Ekziston nje opsion i quajtur “Deactivate” (Caktivizo), por edhe pas ketij veprimi, ju mund te riaktivizoni llogarine ne cast.

Ky eshte nje problem, jo vetem per faktin qe cenon privatesine tuaj, por edhe sepse ju tundon te rihyni serish ne Facebook.

Pa humbur kohe, le te fillojme proceduren e clirimit tone nga Facebook. Ndiqni linkun http://www.facebook.com/help/contact.php?show_form=delete_account . Vendosni emailin tuaj ne kutine perkatese dhe me pas shtypni “Submit”. Brenda pak diteve llogaria juaj do te fshihet dhe ju shume shpejt do te gezoni daljet ne natyre, leximin e ndonje libri, aktivitetet sportive etj etj. 🙂

U etiketua , ,

WriteExpress, nje sherbim online per te gjetur rimat e fjaleve (ne anglisht)

WriteExpress eshte nje fjalor online qe mund t’iu sherbeje poeteve apo reperave per te gjetur rimen e rradhes. Eshte shume e thjeshte, mjafton te fusni fjalen dhe te zgjidhni opsionin se cfare lloj rime deshironi (fundore, dy rrokjet e fundit etj.)

Per te shkuar tek fjalori: http://www.writeexpress.com/online2.html

U etiketua , , , ,

RapidStack, Nqs download-oni atehere do ta dashuroni :)

RapidStack eshte nje motorr kerkimi qe kerkon per linke downloadimi te fajleve te upload-uar ne Rapidshare. Mjafton te fusni fjalet kyce dhe rezultatet do dalin menjehere. Mund te kerkoni cdo gje, muzike, software, filma, libra dhe cdo gje tjeter qe mund te jete upload-uar ne gjigandin RapidShare. RapidStack Rocksssss.

Per te shkuar tek Rapidstack: http://rapidstack.com/ Vini re: Momentalisht n.q.s vendosni www para rapidstack faqja nuk do te hapet. Duhet te perdorni thjesht rapidstack.com

U etiketua , , , , , ,

MakeAGif, nje krijues animacionesh GIF online.

MakeAGif eshte nje vegel online ku lejon vizitoret e saj (nuk kerkon regjistrim) te upload-ojne fotot e tyre dhe me pas faqja gjeneron fotot si animacion te formatit te shumenjohur GIF.

Pasi te keni upload-uar fotot, zgjidhni opsionet e deshiruar dhe me pas klikoni “Create GIF”.

Per te shkuar tek MakeAGif: http://www.makeagif.com/

U etiketua , ,

Favicon-Generator, nje krijues favicon-ash online.

Ky artikull  sherben vetem per Web-Developer-at. Gjithsesi, per ata qe nuk e dine cfare jane, favicon-at jane ato ikonat e vogla qe ndodhen anash adreses URL (ose anash tab-it tek Google Chrome apo IE) te nje faqeje. 

Favicon-Generator eshte nje krijues favicon-ash online i perkryer.Tek faqja e tyre, ju keni si opsion te upload-oni foton tuaj ne format GIF, JPEG ose PNG dhe me pas do te keni te gjeneruar imazhin si favicon. Favicon-Generator gjithashtu ka nje editor, qe ju lejon te editoni faviconat tuaj te sapo gjeneruar me pare. Gjithashtu ekziston nje galeri me favicon-a te gatshem.

Per te shkuar tek faqja: http://favicon-generator.org/

U etiketua , , , ,

ChartTool, Nje gjenerues grafikash online.

Chart-et (Grafikat me te dhena) jane nje menyre e shkelqyer per te organizuar dhe treguar te dhenat. Chartet mund te krijohen me ane te softwareve si Microsoft Excel apo dhe OpenOffice. Gjithsesi ka njerez qe duan zgjidhje me te lehta e me te thjeshta.
Per keta sherben ChartTool, nje vegel online qe ben te mundur kthimin e te dhenave tuaja, ne grafike te shumellojshem. Charti pasi ndertohet mund te dergohet shume lehte me email kolegeve tuaj.

Per te shkuar tek faqja shkoni tek: www.onlinecharttool.com

U etiketua , ,

ManicTime ju ndihmon te kuptoni se si e harxhoni kohen.

ManicTime eshte nje software qe gjurmon veprimet e tua ne kompjuter dhe ne fund te dites ju tregon nje raport mbi ate cfare keni bere. Ju mund te shikoni sa ore keni qene aktive, sa ore keni qendruar larg kompjuterit, si dhe cilet programe keni perdorur gjate nje afati kohor qofte ky ditor, mujor apo vitor.

Manic time mund te shkarkohet falas nga faqja e tyre zyrtare: http://www.manictime.com/

U etiketua , ,

DomainTyper – Nje kerkues domainash interesant.

DomainTyper eshte nje vegel e ndertuar ne teknologjine AJAX. Nqs jeni duke kerkuar nje domain (domain eshte adresa e internetit si psh. lexoj.com) per faqen tuaj, se pari, duhet te kerkoni nje domain te lire (pra qe nuk eshte marre nga dikush). 

Kjo vegel te jep rezultatet ne momentin qe je duke shkruar nese domaini eshte i zene apo i lire. DomainTyper gjithashtu ka nje gjenerues domainash shume interesant.

Per te shkuar tek faqja kliko tek linku: http://domaintyper.com/

U etiketua ,
Këtë e pëlqejnë %d blogues: