Arkiva Mujore: Mars 2009

Canonical lancon UBUNTU 9.04 (“Jaunty Jackalope”), versioni beta.

logoUbuntu 9.04 me nickname-in “Jaunty Jackalope” është lancuar tashmë. Bëhet fjalë për versionin beta, sepse versioni përfundimtar do të lancohet më 23 prill 2009 (pas vetëm 25 ditësh). Ubuntu 9.04 niset më shpejt(në më pak se 20 sekonda), ka një sistem të ri lajmërimi, ka boot splash dhe login screen të ridizenjuar, tre theme të reja, dy wallpaper të rinj etj.

Tek Jaunty ndodhet GNOME 2.26.0, versioni më i ri, i cili ka shumë përmirësime të dukshme. Kjo është lista kryesore e programeve të update-uar në Ubuntu 9.04: OpenOffice.org 3.0.1, Compiz 0.8.2, Pidgin 2.5.5, The GIMP 2.6.6, Transmission 1.51, Mozilla Firefox 3.0.7, F-Spot 0.5.0.3, Rhythmbox 0.12.0. etj. Gjithashtu, kerneli u update-ua në versionin 2.6.28-11.37 i cili është bazuar në Linux kernel 2.6.28.

Ja dhe një screenshot i versionit të ri (klikoni për ta parë të plotë):


Shënim: RSS readeri që ndodhet në screenshot është pjesë e Google Gadgets, dhe nuk ben pjesë në Ubuntu 9.04. Pra duhet të downloadohet manualisht.

Lexoni më tepër njoftimin zyrtar të lancimit të Ubuntu 9.04: http://www.ubuntu.com/testing/jaunty/beta

Google Docs, harroji USB-të.

Google Docs (google.com/docs) është me të vërtetë një zyrë online. Me të, mund të upload-oni dokumentet online apo dhe ti shkruani ato nëpërmjet Web Browserit tuaj. Me Google Docs mund  të krijoni prezantime(i ngjashëm me powerpoint), spreadsheet-e (fajle excel), dokumente wordi(.doc) dhe .pdf. Avantazhi kryesor i Google Docs (dhe i cdo zyre online) qëndron në faktin se bën të mundur që përdoruesi ti aksesojë dokumentet e tij kudo që ai të ndodhet, mjafton që te ketë nje lidhje me internetin (prandaj nuk i nevojiten më usb-të 🙂 ). Ndiqni videon për më tepër detaje.

Alternativa të tjera që mund të përdorni në vend të Google Docs janë:

Howstuffworks të shpjegon se si funksionon gjithcka.

Howstuffworks është një faqe e njohur interneti e cila të shpjegon se si funksionojnë sendet/fenomenet që na rrethojnë. Ndryshe nga Wikipedia, Howstuffworks i ka artikujt e saj me detaje dhe foto që te vijnë në ndihmë për të kuptuar materialin. Gjithashtu, në faqe ndodhen edhe quiz-e, video, galeri fotosh etj.

Për të shkuar tek faqja: www.howstuffworks.com

ILikeYourColors ben te mundur terheqjen e ngjyrave ne faqen perkatese

Kjo vegel arrin te ekstraktoje ngjyrat e perdorura ne nje template te nje faqeje interneti qe perdoruesi fut. Eshte e thjeshte, fusni URL ne fushen perkatese dhe kliko “Get Colors” (merr ngjyrat).

Kjo vegel mund te jete e nevojshme per Designerat, Web Developerat, apo dhe per njerezit e thjeshte qe duan te dine se cilat ngjyra perdor faqja e tyre e preferuar.

Linku per te shkuar tek faqja: http://www.redalt.com/Tools/ilyc.php

Google lancon Google Chrome 2.0 (version BETA).

Google lancoi se fundmi Chrome 2.0 (BETA). Web browser-i eshte shume, shume, shume i shpejte. Chrome 2.0 i eshte shtuar opsioni “full screen” (ekran i plote), i eshte permiresuar zoom-i (tani, zmadhimi behet i te gjithe faqes dhe jo vetem i shkronjave) etj. Web browser-i tani hapet ne cast, shume here me shpejt se versioni paraardhes.

Per te shkarkuar Chrome 2.0.***.* shkoni tek faqja zyrtare: http://www.google.com/intl/en/landing/chrome/beta/index.html

Digsby, IM Shume Protokollesh-Njoftues Emaili-Rrjete Shoqerore, te gjitha ne nje.

Digsby eshte nje aplikacion IM (instant messaging) shume protokollesh. Pra, nepermjet Digsby-s ju mund te lidheni me rrjetet tuaja (MSN, Gtalk, Facebook Chat, Yahoo IM etj.) njeherazi.  Por jo vetem kaq, Digsbi gjithashtu ka dhe dy karakteristika te tjera.

Ai ka nje njoftues emaili, i cili ju njofton sapo nje email mberrin ne inbox-in tuaj ne llogarite tuaja, qofshin ato ne Gmail, Hotmail, Yahoo etj etj.

Karakteristika e trete  konsiston ne faktin se Digsby suporton mjaft rrjete shoqerore si Facebook, Twitter, Myspace, Linkedin etj. Ky sherbim ju lejon te shikoni update-imet e statusve, ju njofton per mesazhe private etj.

Per te mesuar me teper, apo per ta shkarkuar shkoni tek faqja zyrtare: www.digsby.com

BackupURL, kopjon faqet online.

BackupURL ben te mundur ruajtjen e faqeve te tjera ne serverin e saj. Pra, pasi perdoruesi te kete bere backup nje faqe te caktur, mund ta aksesoje ate me vone ashtu sic ishte ne momentin kur e beri back-upin. 

BackupURL mund te perdoret nga studente, profesore, ekonomiste etj, ne menyre qe te tregojne se si (pergjithesisht nje media, psh cfare artikujsh ka pasur faqja e Top Channel diten e zgjedhjeve) ka qene nje faqe interneti ne nje date te caktuar.

U etiketua , , ,

GoalsOnTrack, vendos synimet dhe fillo punen.

Ekziston nje sherbim online qe rrit produktivitetin tuaj. Tek GoalsOnTrack, perdoruesi (me regjistrim ne faqe) vendos synimet dhe qellimet e tij, qofshin keto afatshkurtra ose afatgjata, dhe me pas te lexon raporte statistikore mbi ecurine e synimeve te tij.

Faqja eshte e keshillueshme per studentet dhe per personat e mbingarkuar me projekte.

Per te shkuar tek GoalsOnTrack: http://www.goalsontrack.com/

U etiketua , , ,

FunPhotoBox, shto efekte gazmore ne fotot tuaja

FunPhotoBox eshte nje sherbim i lezetshem online qe ju shton efekte gazmore fotove tuaja. Eshte i thjeshte, mjafton te zgjidhni efektin, upload-oni foton, dhe me pas ruani rezultatin.

Per te shkuar te FunPhotoBox: http://www.funphotobox.com/

U etiketua , , ,

A deshironi te keni MSN, Gtalk, Facebook Chat, Skype etj ne nje IM (instant-messaging)te vetem? Pidgin ju vjen ne ndihme.

Pidgin eshte nje projekt Open-Source (kod i hapur) qe ben te mundur perdorimin e disa protokoleve IM ne te njejten kohe. Me fjale te tjera, ti mund te kesh ne nje vend te vetem kontaktet e tua te MSN, Gtalk, Yahoo, AIM, IRC, MySpaceIM etj, dhe te flasesh me ta njekohesisht, nepermjet Pidgin. 
Ne titullin e artikullit thuhet se Pidgin suporton gjithashtu edhe IM-te e Facebook dhe Skype. Me te vertete, ai i suporton po nuk i ka te instaluara ne momentin qe ti e downloadon. Per te pasur chatin e Facebook dhe te Skype duhet te shkarkoni plugin-at perkates (linket e shkarkimit ndodhen ne fund te artikullit 😉 )

Pidgin, fillimisht u dizenjua per ambientin linux por tani eshte i disponueshem edhe per Windows, Mac OS X etj. Per ta shkarkuar:

Pidgin shkoni tek: http://pidgin.im/download/

Facebook Chat Pluginhttp://code.google.com/p/pidgin-facebookchat/downloads/list (zgjidhni “Plugin for Windows Installer” (te dyten ne liste) n.q.s. perdorni Windows. Pasi ta keni ruajtur, hapeni dhe instalojeni. Me pas, tek Pidgin do te shfaqet opsioni per te vendosur llogarine tuaj te Facebook-ut. Me kete plugin do te keni mundesi te chatoni me shoket tuaj te facebook, te merrni notifications, te vendosni statuse etj etj. 

Skype API Plugin: http://eion.robbmob.com/ (do te shkarkoni fajlin sipas sistemit perkates, ose kliko ketu n.q.s. perdor Windows. 


U etiketua , , , ,
Këtë e pëlqejnë %d blogues: