Arkiva Mujore: Prill 2009

Ndalo programet “Not Responding” me një klikim.

N.q.s përdor Windows, ka shumë ngjasa që njoftimi “Not Reponding” të të jetë shfaqur disa herë. Ekziston një mënyrë e thjeshtë për të krijuar një ikonë, të cilën n.q.s e klikon, programet që nuk po përgjigjen (Not Responding) do të mbyllen automatikisht.

Për të krijuar këtë ikonë, mjafton të krijoni një shortcut të ri (kliko me të djathtën, zgjidh “New” e më pas “Shortcut”) që ju lidh me adresën:

taskkill.exe /f /fi “status eq not responding”

LinuxAppFinder, gjen alternativat open-source të programeve tuaj në Windows.

LinuxAppFinder është një faqe interesante për ata që janë në kërkim të vazhdueshëm të software-ve për platformën linux. Kjo faqe është dizejnuar veçanërisht për ata përdorues dhe njohës të mirë të programeve të Windows (apo dhe Mac OS X), duke shfaqur alternativat e programeve të Windows-it për platformën linux. Gjithashtu, përdoruesi mund të zbulojë software duke naviguar nëpër kategoritë e ndryshme si lojra, vegla, internet etj etj.

Faqja Kryesore e LinuxAppFinder: www.linuxappfinder.com

Faqja për të gjetur alternativat e programeve për linux (shiko foton më poshtë): http://linuxappfinder.com/alternatives

U etiketua , , , , , , ,

Oracle blen Sun Microsystems

Oracle ble Sun Microsystems për 5.6 bilion dollarë. Parashikohet që kostot e klientit të ulen, dhe performanca e shërbimeve të rritet.

Burimi: http://www.physorg.com/news159433563.html

U etiketua , , ,

Beemp3, faqe e shkëlqyer për të download-uar muzikë të huaj.

Beemp3 është një faqe e shkëlqyer për të kërkuar dhe për të download-uar mp3-shat tuaj të shumëkërkuar. Faqja është shumë e lehtë në përdorim dhe ka një numër shumë të madh këngësh në dispozicion. Faktikisht, beemp3 nuk host-on fajlet në serverat e saj, por vetëm sa i index-on ato që të mos hasë probleme më ligjin e të drejtave të autorit.

Për të aksesuar beemp3: www.beemp3.com

U etiketua , , , , , , ,

Google lançon Youtube EDU.

Google lançoi së fundmi shërbimin e tyre më të ri, Youtube EDU. Ky portal videosh është ndërtuar veçanërisht për studentët. Videot janë postuar nga më tepër se 100 institucione dhe ka mbi 200 kurse të plota mësimore.

Adresa: www.youtube.com/edu

“Portable Ubuntu”, perdor Ubuntun ne Windows.

N.q.s enderroni te perdorni Ubuntun por eshte e veshtire per ju qe te beni kalimin nga Windows ne Linux, atehere “Portable Ubuntu” do ju vije ne ndihme. Behet fjale per nje vegel, qe mundeson perdorimin e sherbimeve (aplikacioneve) te Ubuntus, ne Windows.

“Portable Ubuntu” mund te vendoset lehtesisht ne nje USB flash drive, dhe do te keni sistemin tuaj te preferuar, kudo qe te shkoni. Per ta instaluar, downloadoni fajlin duke klikuar ketu, dhe ndiqni hapat e videos se meposhtme.

Faqja zyrtare e projektit: http://portableubuntu.sourceforge.net/

Këtë e pëlqejnë %d blogues: