Arkiva Mujore: Qershor 2009

Fotografi: Si te krijojme nje foto me HDR (High Dynamic Range)

HDR eshte nje teknike qe perdoret per te zgjeruar sasine e ndricimit (dhe detajet) midis zonave me drite dhe atyre te erreta. Ajo arrihet duke “bashkuar” foto te njejta por me ekspozim (exposure) te ndryshme. Per ta kuptuar me lehte le te marrim nje shembull (marre nga faqja kryesore e hdrsoft.com, faqja zyrtare e programit photomatix, i cili eshte i njohur per krijimin e fotove HDR). Keto jane foto me ekspozim te ndryshem perkatesisht EV= -2, 0, 2 (EV = exposure value, shumica e aparateve dixhitale e kane opsionin per te ndryshuar EV. Pra, foto HDR mund te behen edhe duke perdorur aparate familjare). Faktikisht, sipas hdrsoft.com, keto foto kane shutter speed te ndryshme, por edhe ndryshimi i ekspozimit na con ne te njejtin perfundim (te dyja kontrollojne sasine e drites ne nje foto).


Keto foto me pas “bashkohen” duke perdorur Photomatix. Photomatix eshte nje program me pagese por n.q.s deshironi te perdorni nje version te shoqeruar me nje keygen (per ta aktivizuar programin), mund ta shkarkoni ketu.

Fotoja HDR duket si me poshte:

Shenim: Photoshop gjithashtu ka nje funksion per HDR. Per ta hapur shkoni tek File -> Automate -> Merge to HDR…

U etiketua , , ,

Dropbox ruan fajlat tuaj online.

Dropbox eshte nje sherbim online/desktop aplikacion qe mundeson ruajtjen e fajlave tuaj online. Hapat e perdorimit jane:

1. Shko tek www.getdropbox.com dhe shkarko (me pas instalo) Dropbox.

2. Nje folder i quajtur “My Dropbox” do te krijohet (ne lokacionin qe deshironi).

3. Ruajini fajlat ne kete folder, dhe ata do te jene te aksesueshem online duke u loguar ne llogarine tuaj ne http://www.getdropbox.com (llogaria krijohet gjate instalimit te aplikacionit).

Hapesira per perdoruesit qe perdorin versionin falas eshte 2 GB.

U etiketua ,

Aviary, aplikacione per modifikim fotosh online.

Meqenese shume vizitore kerkojne tek search-i rreth manipulimit te fotove, lexoj.com vendos nje kategori te quajtur “Fotografi”. Ky artikull ben fjale per Aviary, nje sherbim online me nje numer gjithmone e ne rritje aplikacionesh per modifikim fotosh.

Adresa: www.aviary.com

Shikoni se si punohet me Aviary:

Lexoj.com tani edhe ne facebook me te rejat me te fundit. Klikoni kutine e meposhtme. Faleminderit per suportin.

Lexoj.com |

U etiketua , , ,

Wordnik, fjalor i vecante.

Logo-ja e Wordnik

Wordnik eshte nje fjalor i vecante pasi sherbimi i tij nuk kufizohet vetem me shpjegimin e fjaleve. Ai perpiqet te jape sa me shume informacion ne lidhje me fjalen e kerkuar. Ketu perfshihet etimologjia e fjaleve,  shembuj fjalish (te marra direkt nga Webfaqet ne internet), sinonime , foto (te marra nga Flickr), lojera me fjalen e kerkuar (anagrame psh), statistika (kur eshte perdorur me shume kjo fjale), “familja” e fjales, shqiptimi etj.

Adresa e Wordnik: www.wordnik.com

U etiketua

“Gnome Do”, i thjeshte, i shpejte, i zgjuar.

Qellimi i Gnome Do eshte aksesimi dhe kontrollimi i materialeve (ne kompjuter apo ne web) shume me lehte. Programi perbehet nga nje texbox (fushe shkrimi) ku perpunon tekstin dhe ve ne dispozicion sherbimin e kerkuar. Nepermjet Gnome Do mund:

– Te Aksesohen fajlet ne kompjuter (duke shkruar nje pjese te emrit te dokumentit, ai do te shfaqet menjehere ne Gnome Do si opsion per ta hapur)

– Te update-ohet statusi i Twitter.

– Te krijohen evente ne Google Calendar.

– Te hapen programet e kompjuterit me lehte. (psh nqs shtypet “F”, ka shume mundesi qe opsioni per te hapur Firefox te shfaqet).

– Te degjohet muzike.

– Te aksesohen kontaktet ne Gmail apo Hotmail

– Te kontrollohet Skype

– Te levizen fajle neper folderat e kompjuterit.

– Te kerkohet ne Google, Youtube, Wikipedia etj.

etj etj etj etj etj etj.

Me Gnome Do mund te behet pak a shume, gjithcka.

Gnome Do eshte i mundur vetem per platformen linux. Per te lexuar me tej rreth ketij aplikacioni te fuqishem vizitoni faqen zyrtare http://do.davebsd.com/

Bing? Pfffffff

Ndryshoi emrin nje produkti te deshtuar dhe reklamoje si te ri me shpresen se njerezit do ta blejne sepse ka ngjyra te bukura!

Microsoft lancon Bing, qe nuk eshte gje tjeter vecse Live Search i “evoluar” (nje “rebranding” do te thoja me mire). Per te reklamuar Bing, do te harxhohet rreth 100 milion dollare. Google, qe eshte lider ne kete drejtim, nuk ka asnje “difekt”. Si pasoje, njerezit nuk do te kene ndonje arsye me teper per te perdorur Bing. Personalishit jam pesimist per Bing.

Salih Mripa: Programimi në C dhe C++

Ky eshte artikulli i pare i lexoj.com ne kategorine “libra”. Behet fjale per librin e Salih Mripes “Programimi ne C dhe C++”.

Per studentet qe nuk dine anglisht kjo eshte zgjidhja e vetme (online).

Linku i Shkarkimit

U etiketua , ,

7 sherbime kerkimi qe duhet ti dije cdo perdorues i Google.

Motorri i Google nuk perdoret vetem per te kerkuar, por edhe te per te llogaritur, parashikuar motin, etj. Ja shtate sherbime kerkimi qe cdokush duhet ti dije.

1. Makine llogaritese

N.q.s shkruan 3+2 ne Google, pasi te klikosh “Search” do te shfaqet rezultati (5 per ata qe se dine :P). Ky sherbim mund te perdoret edhe per llogaritje me te komplikuara si “3*(sqrt 8)^2=”.

2. Gjej oren ne nje shtet/qytet.

Per te gjetur sa eshte ora ne keto momente psh. ne Londer duhet te shkruajme “time london”, pra fjala “time” pasohet me emrin e shtetit apo qytetit.

3. Parashiko motin

Per te parashikuar motin ne Londer (sic e shihni, e kam fiksim Londren),  duhet te shkruajme “weather london”.

4. Akseso info rreth stock-eve te kompanive.

Te dhenat behen te mundura nga Google Finance. Thjesht shkruan ticker-in e kompanise, si psh. “AAPL” (qe eshte tickeri i Apple Inc.)

5. Akseso info rreth termeteve ne kohe reale.

Shkruaj “Earthquake” dhe do te informohesh mbi termetet e fundit.

6. Konverto njesi te ndryshme.

Te shkruash “10 inch in cm” ne Google do te shfaqet “10 inch = 25.4 centimeters”. Gjithashtu mund te llogaritet edhe konvertimi i monedhave te ndryshme (“10 euros in dollars” psh.)

7. Gjej kuptimin e fjaleve.

Google mund te perdoret edhe si fjalor (Anglisht-Anglisht). Thjesht shkruaj “define” e pasuar me fjalen e deshiruar.

GoogleMyWay, “nderto” google-in tend personal.

Tek “Google MyWay” ju mund te modifikoni shkronjat shumengjyreshe te Google me ato tuajat. Provojeni! Eshte qejf  :P.

Adresa: http://www.googlemyway.com/

GreaseMonkey, ka ardhur koha që përdoruesi të kontrollojë Web-in.

GreaseMonkey është një add-on për Firefox i cili është bazuar në skriptet dhe në perdorimin
minimal të Java. Me anë të skripteve mund të ndryshosh funksionin dhe paraqitjen e
website-eve te ndryshme. Një burim i hapur per skripte për GreaseMonkey është adresa: http://userscripts.org/
Me keto skriptë mund të ndryshosh edhe paraqitjen e blog-eve sociale si Facebook,Twitter etj.
Një nga skriptet më të famshëm është skripti në lidhje me Facebook-un. Sic e dini, paraqitja e Facebook-ut ka ndryshuar shpesh. Shumë njerez nuk e pëlqejnë këtë paraqitje të re dhe e krahasojnë atë me një
“labirinth”. GreaseMonkey të krijon mundësinë për të kthyer paraqitjen e mëparshme të facebook-ut e cila është relativisht më e lehtë.
GreaseMonkey njihet edhe si një menaxher skriptesh të cilat të
ndihmojnë për një eksplorim më të shpejtë të internetit!
Një shembull i fuqise që ka GreaseMonkey jepet në figuren e mëposhtme!

Adresa për të shkarkuar GreaseMonkey: https://addons.mozilla.org/en-US/firefox/addon/748

Shkruar nga Flavjo Leka.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: