SPAÇ: Objekte – Subjekte, Ekspozite nga Fatos Lubonja

Trajektoret e jetes vijne dhe sendertohen ne objekte (ne dukje te rastesishem) si nje perfundim artistik, plot shtresëzime metaforike. Lubonja udheton ne rrugen e Duchamp apo te Beuys duke kerkuar dhe analizuar “estetiken e mendimit” ku rrefimi i tij shoqeron objektet duke transformuar kuptimin tone te ketyre imazheve, ne dukje te thjeshte, por qe fshehin ne vetvete ngjarje, history, dhe perpjekje njerezore.

Ne fakt marredhenia ndermjet objektit dhe subjektit eshte e papercaktuar, nuk ka nje pergjigje perfundimtare cdo gje eshte ne proces, dhe per kete eshte e rendesishme te kesh nje harte e cila te udheheq ne historine qe do te pershkruash. Harta e Fatos Lubonjes na dergon ne “burgun politik” dhe ne minieren e tij famekeqe ku e gjithe drama zhvillohet ne hapsiren gjeografike me emrin Spaç. Objektet e tij te gjetura sot, simbole te nje historie te shkuar (dhe te afert), rrefejne personazhe dhe ndodhi ne forme artifaktesh.

Qasja artistike dokumentare/muzeale e ketij instalacioni pershkruan heshturazi, por me force dhe energji te brendshme, histori te verteta personazhesh emblematike qe u eshte dhunuar jeta nen diktature. Ato e ftojne spektatorin te hyje e te njihet me perjetimet e qenies njerezore te kapur ne “çark”-un e diktatures e te dale prej andej me nje reflektim edhe per jeten e tij.

Ardian Isufi – Kurator, Nentor 2011

Xhelal Beu kaloi thuajse 40 vjet te jetes se tij ne burg. Kohet e fundit ne Spaç punonte me nje lopate ne dore si pastrues i rruges ku kalonin kamionet qe ngarkonin ne trimozha mineralin qe nxirrnin te burgosurit nga miniera.
Nje dite neper ate rruge qelloi te kaloje me kembe Kryetari i Deges se Rreshenit qe vinte here pas here te vizitonte burgun. Duket kishte qelluar me humor te mire sepse ndaloi me gjithe shpuren e tij teksa pa Xhelal Beun me lopate ne dore: "Nga je ti?" - i tha.
"Une jam nga bishti i lopates" - iu pergjegj Xhelal Beu.

Metarialin qe mbeti nga pastrimi i objekteve mu dhimbs ta hedh ne koshin e pleherave. Mu duk si nje gje e shenjte, qe duhet ruajtur, si hiri i nje te vdekuri. Ky triptik me dhe' ndryshk dhe mbeturina litari organelle eshte epilogu i ketij rrefimi.

Per pershkrimin e ketij objekti, dhe per te mos humbur objektet e tjera gjithashtu, ekspoziten do ta gjeni ne EU INFO CENTRE, Rr. "Ismail Qemali", Nr 32, Tirana, Albania

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: