Arkiva Mujore: Prill 2015

Shenja manipulimi tek sondazhi i Balkanweb.

Sot (e shtune 18 prill 2015) Balkanweb, media online me e vizituar ne shqiperi, publikoi ‘Sondazh 2015’ qe do jete nje sondazh qe do mbuloje zgjedhjet lokale per cdo qytet. Votimi funksionon me IP-ne e perdoruesit dhe nje perdorues nuk mund te votoje me shume se nje here.

Si shume te tjere, isha dyshues per korrektesine dhe integritetin e ketij procesi dhe vendosa te regjistroj cdo minute te dhenat e sondazhit per te monitoruar mos kishte ndonje anomali. Nuk zgjati shume dhe brenda dy oresh pati levizje jo normale te numrit te votave. Grafiku si me poshte:

Votimet

Dy jane shqetesimet e mia paraprake:

1. I pari, dhe me i dukshmi eshte rritja e votave te Veliaj prej afro 190 votave brenda dy minutave (80 vota ne minute) (8:21 PM dhe 8:22 PM) kur mesatarisht ai rritej me 1.7 vota ne minute.

2. Rritja e Kosoves eshte teper lineare. Kjo mund te jete dhe thjesht rastesi, por duke pare qe Bojaxhi/Veliaj kane variacione te lehta (dhe te dhenat duken me ‘njerezore’), Kosova duket si i vendosur me vizore, si nje script qe eshte programuar te votoje ne menyre rastesore mesatarisht rreth 2-3 vota ne minute. Por ky eshte thjesht nje spekulim dhe skemi si ta vertetojme.

Keto ishin dyshimet paraprake, dhe te dhenat e mevonshme mund te na thone dicka me teper por cfaredo qe te kete ndodhur ne lidhje me rritjen e Veliaj, nese ka qene sulm i jashtem apo nese vete Balkanweb ka futur duart, e ben sondazhin te pavlefshem.

Fajlin excel me RAW data mund ta aksesoni ketu:

https://docs.google.com/spreadsheets/d/1R7YxKZ3V74pgNZp7PMm8TkB5vsbpCxpS7xk0hgjJlQE/pubhtml

AZHORNIM

DITA E TRETE: 20 prill 2015

Sipas te dhenave, Bojaxhi kalon Veliaj gjate mengjesit, dhe me pas Veliaj merr deri ne 309 vota ne minute.

Grafiku total  votave:

dita_e_3

Numri i votave te fituara per cdo minute per secilin kandidat.

dita_e_3_shpejtesia

Raw Data te dites se trete: https://docs.google.com/spreadsheets/d/1_90EXKNLmizv1aZghOgdxBO6RCNQVm5wFgQsxRrpsYo/pubhtml

Këtë e pëlqejnë %d blogues: