Shenja manipulimi tek sondazhi i Balkanweb.

Sot (e shtune 18 prill 2015) Balkanweb, media online me e vizituar ne shqiperi, publikoi ‘Sondazh 2015’ qe do jete nje sondazh qe do mbuloje zgjedhjet lokale per cdo qytet. Votimi funksionon me IP-ne e perdoruesit dhe nje perdorues nuk mund te votoje me shume se nje here.

Si shume te tjere, isha dyshues per korrektesine dhe integritetin e ketij procesi dhe vendosa te regjistroj cdo minute te dhenat e sondazhit per te monitoruar mos kishte ndonje anomali. Nuk zgjati shume dhe brenda dy oresh pati levizje jo normale te numrit te votave. Grafiku si me poshte:

Votimet

Dy jane shqetesimet e mia paraprake:

1. I pari, dhe me i dukshmi eshte rritja e votave te Veliaj prej afro 190 votave brenda dy minutave (80 vota ne minute) (8:21 PM dhe 8:22 PM) kur mesatarisht ai rritej me 1.7 vota ne minute.

2. Rritja e Kosoves eshte teper lineare. Kjo mund te jete dhe thjesht rastesi, por duke pare qe Bojaxhi/Veliaj kane variacione te lehta (dhe te dhenat duken me ‘njerezore’), Kosova duket si i vendosur me vizore, si nje script qe eshte programuar te votoje ne menyre rastesore mesatarisht rreth 2-3 vota ne minute. Por ky eshte thjesht nje spekulim dhe skemi si ta vertetojme.

Keto ishin dyshimet paraprake, dhe te dhenat e mevonshme mund te na thone dicka me teper por cfaredo qe te kete ndodhur ne lidhje me rritjen e Veliaj, nese ka qene sulm i jashtem apo nese vete Balkanweb ka futur duart, e ben sondazhin te pavlefshem.

Fajlin excel me RAW data mund ta aksesoni ketu:

https://docs.google.com/spreadsheets/d/1R7YxKZ3V74pgNZp7PMm8TkB5vsbpCxpS7xk0hgjJlQE/pubhtml

AZHORNIM

DITA E TRETE: 20 prill 2015

Sipas te dhenave, Bojaxhi kalon Veliaj gjate mengjesit, dhe me pas Veliaj merr deri ne 309 vota ne minute.

Grafiku total  votave:

dita_e_3

Numri i votave te fituara per cdo minute per secilin kandidat.

dita_e_3_shpejtesia

Raw Data te dites se trete: https://docs.google.com/spreadsheets/d/1_90EXKNLmizv1aZghOgdxBO6RCNQVm5wFgQsxRrpsYo/pubhtml

3 mendime mbi “Shenja manipulimi tek sondazhi i Balkanweb.

  1. dori thotë:

    beni nje grafik qe nxjerr numrin e ndryshimeve ne cdo minute, dhe aty del tamam se si eshte ecuria e votimeve. pra per cdo minute te behet diferenca me minuten paraardhese. keshtu do dukej me qarte “rregullsia” kompjuterike dhe pikat e manipulimit (nderhyrjet)

  2. lexoj thotë:

    Flm per sugjerimin.

    Ate llogaritje e bera tashme (por nuk krijova grafik se mu duk e tepert meqense grafiku ne vlera absolute e shfaqte teper qarte gjithsesi), prandaj edhe shkruaj ne artikull qe mesatarisht rritej me 1.7 vota ne minute, ndersa tek minutat 8:21/22 filloi te rritet me 80 vota ne minute).

  3. Billy thotë:

    Provova te votoj tek kandidatet e PS, tek te gjitha bashkite. Asnje vote nuk me mori sistemi. Klikova kot ne krahun e PD-se, i mori te gjitha votat ne cdo klikim. Si ta spjegoj????

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: