Arkiva Kategorish: Art

Banksy ngjallavitet

Kush po pyet per Banksy-in do thoni ju, e di, po per ata qe pyesin, do e marrin nje pergjigje ne tetor te ketij viti.

UPDATE: Behej fjale per shfaqjen e Banksyt ne New York. Shikoje: http://www.banksyny.com/home/index

Cyclist vs. Driver

by sam3

SPAÇ: Objekte – Subjekte, Ekspozite nga Fatos Lubonja

Trajektoret e jetes vijne dhe sendertohen ne objekte (ne dukje te rastesishem) si nje perfundim artistik, plot shtresëzime metaforike. Lubonja udheton ne rrugen e Duchamp apo te Beuys duke kerkuar dhe analizuar “estetiken e mendimit” ku rrefimi i tij shoqeron objektet duke transformuar kuptimin tone te ketyre imazheve, ne dukje te thjeshte, por qe fshehin ne vetvete ngjarje, history, dhe perpjekje njerezore.

Ne fakt marredhenia ndermjet objektit dhe subjektit eshte e papercaktuar, nuk ka nje pergjigje perfundimtare cdo gje eshte ne proces, dhe per kete eshte e rendesishme te kesh nje harte e cila te udheheq ne historine qe do te pershkruash. Harta e Fatos Lubonjes na dergon ne “burgun politik” dhe ne minieren e tij famekeqe ku e gjithe drama zhvillohet ne hapsiren gjeografike me emrin Spaç. Objektet e tij te gjetura sot, simbole te nje historie te shkuar (dhe te afert), rrefejne personazhe dhe ndodhi ne forme artifaktesh.

Qasja artistike dokumentare/muzeale e ketij instalacioni pershkruan heshturazi, por me force dhe energji te brendshme, histori te verteta personazhesh emblematike qe u eshte dhunuar jeta nen diktature. Ato e ftojne spektatorin te hyje e te njihet me perjetimet e qenies njerezore te kapur ne “çark”-un e diktatures e te dale prej andej me nje reflektim edhe per jeten e tij.

Ardian Isufi – Kurator, Nentor 2011

Xhelal Beu kaloi thuajse 40 vjet te jetes se tij ne burg. Kohet e fundit ne Spaç punonte me nje lopate ne dore si pastrues i rruges ku kalonin kamionet qe ngarkonin ne trimozha mineralin qe nxirrnin te burgosurit nga miniera.
Nje dite neper ate rruge qelloi te kaloje me kembe Kryetari i Deges se Rreshenit qe vinte here pas here te vizitonte burgun. Duket kishte qelluar me humor te mire sepse ndaloi me gjithe shpuren e tij teksa pa Xhelal Beun me lopate ne dore: "Nga je ti?" - i tha.
"Une jam nga bishti i lopates" - iu pergjegj Xhelal Beu.

Metarialin qe mbeti nga pastrimi i objekteve mu dhimbs ta hedh ne koshin e pleherave. Mu duk si nje gje e shenjte, qe duhet ruajtur, si hiri i nje te vdekuri. Ky triptik me dhe' ndryshk dhe mbeturina litari organelle eshte epilogu i ketij rrefimi.

Per pershkrimin e ketij objekti, dhe per te mos humbur objektet e tjera gjithashtu, ekspoziten do ta gjeni ne EU INFO CENTRE, Rr. "Ismail Qemali", Nr 32, Tirana, Albania

This is a pipe. (Banksy)

Ne rast se, larg-qofte, nuk e kuptoni, klikoni ketu.

U etiketua

Dhurata e Banksy-t per Krishtlindje.

Nje veper e Banksy-t, e cila paraqet skulpturen e nje kardinali me fytyre te “pikseluar”, eshte shfaqur ne nje galeri arti ne Liverpool.

Vepra synon te denoncoje sjelljen abuzive ndaj femijeve te disa prifterinjve Katolike. Ne nje deklarate, Banksy tha: “Asnjehere nuk jam i sigurt nese dikush duhet te vendoset mbi piedestal apo te shtypet nen te. “

Tirana, qyteti i luleve.

Tirana, qyteti i luleve., originally uploaded by Edi Piqoni.

Philosophy of Music

U etiketua ,

Amon Tobin ‘ISAM’ Live (Extended Trailer)

Syri i trete

U etiketua ,

Minimal

Këtë e pëlqejnë %d blogues: