Arkiva Kategorish: OS

AutoAuto Albania: Aplikacion android qe kontrollon gjobat falas.

AutoAutoAutoAuto Albania eshte nje aplikacion per Android OS qe lehteson kontrollimin e  gjobave dhe kundravajtjeve rrugore.

Lehtesimi kryesor i ketij aplikacioni qendron ne faktin qe te dhenat identifikuese te mjetit (targa dhe shasia) shkruhen vetem njehere dhe keshtu perdoruesit mund te kontrollojne per gjoba vetem me nje shtypje te shpejte butoni, ne cdo moment dhe kudo.

Instaloni aplikacionin nepermjet Google Play duke klikuar ketu.

fature

Si te automatizojme gjithcka duke perdorur Sikuli.

Sikuli, nje projekt i MIT, mundeson automatizimin e veprimeve (ndoshta rutine) qe iu duhet te kryeni para kompjuterit. Me fjale te tjera, Sikuli ju mundeson krijimin e njefare Macro-je per kompjuterin tuaj. Me te mund te kontrollosh faqe interneti apo aplikacione (windows/linux/mac). Per me teper, eshte falas. Vizitoni faqen zyrtare info me te detajuara: www.sikuli.org

LinuxAppFinder, gjen alternativat open-source të programeve tuaj në Windows.

LinuxAppFinder është një faqe interesante për ata që janë në kërkim të vazhdueshëm të software-ve për platformën linux. Kjo faqe është dizejnuar veçanërisht për ata përdorues dhe njohës të mirë të programeve të Windows (apo dhe Mac OS X), duke shfaqur alternativat e programeve të Windows-it për platformën linux. Gjithashtu, përdoruesi mund të zbulojë software duke naviguar nëpër kategoritë e ndryshme si lojra, vegla, internet etj etj.

Faqja Kryesore e LinuxAppFinder: www.linuxappfinder.com

Faqja për të gjetur alternativat e programeve për linux (shiko foton më poshtë): http://linuxappfinder.com/alternatives

U etiketua , , , , , , ,

“Portable Ubuntu”, perdor Ubuntun ne Windows.

N.q.s enderroni te perdorni Ubuntun por eshte e veshtire per ju qe te beni kalimin nga Windows ne Linux, atehere “Portable Ubuntu” do ju vije ne ndihme. Behet fjale per nje vegel, qe mundeson perdorimin e sherbimeve (aplikacioneve) te Ubuntus, ne Windows.

“Portable Ubuntu” mund te vendoset lehtesisht ne nje USB flash drive, dhe do te keni sistemin tuaj te preferuar, kudo qe te shkoni. Per ta instaluar, downloadoni fajlin duke klikuar ketu, dhe ndiqni hapat e videos se meposhtme.

Faqja zyrtare e projektit: http://portableubuntu.sourceforge.net/

Canonical lancon UBUNTU 9.04 (“Jaunty Jackalope”), versioni beta.

logoUbuntu 9.04 me nickname-in “Jaunty Jackalope” është lancuar tashmë. Bëhet fjalë për versionin beta, sepse versioni përfundimtar do të lancohet më 23 prill 2009 (pas vetëm 25 ditësh). Ubuntu 9.04 niset më shpejt(në më pak se 20 sekonda), ka një sistem të ri lajmërimi, ka boot splash dhe login screen të ridizenjuar, tre theme të reja, dy wallpaper të rinj etj.

Tek Jaunty ndodhet GNOME 2.26.0, versioni më i ri, i cili ka shumë përmirësime të dukshme. Kjo është lista kryesore e programeve të update-uar në Ubuntu 9.04: OpenOffice.org 3.0.1, Compiz 0.8.2, Pidgin 2.5.5, The GIMP 2.6.6, Transmission 1.51, Mozilla Firefox 3.0.7, F-Spot 0.5.0.3, Rhythmbox 0.12.0. etj. Gjithashtu, kerneli u update-ua në versionin 2.6.28-11.37 i cili është bazuar në Linux kernel 2.6.28.

Ja dhe një screenshot i versionit të ri (klikoni për ta parë të plotë):


Shënim: RSS readeri që ndodhet në screenshot është pjesë e Google Gadgets, dhe nuk ben pjesë në Ubuntu 9.04. Pra duhet të downloadohet manualisht.

Lexoni më tepër njoftimin zyrtar të lancimit të Ubuntu 9.04: http://www.ubuntu.com/testing/jaunty/beta

Këtë e pëlqejnë %d blogues: