Sot (e shtune 18 prill 2015) Balkanweb, media online me e vizituar ne shqiperi, publikoi ‘Sondazh 2015’ qe do jete nje sondazh qe do mbuloje zgjedhjet lokale per cdo qytet. Votimi funksionon me IP-ne e perdoruesit dhe nje perdorues nuk mund te votoje me shume se nje here.
Si shume te tjere, isha dyshues per korrektesine dhe integritetin e ketij procesi dhe vendosa te regjistroj cdo minute te dhenat e sondazhit per te monitoruar mos kishte ndonje anomali. Nuk zgjati shume dhe brenda dy oresh pati levizje jo normale te numrit te votave. Grafiku si me poshte:
Dy jane shqetesimet e mia paraprake:
1. I pari, dhe me i dukshmi eshte rritja e votave te Veliaj prej afro 190 votave brenda dy minutave (80 vota ne minute) (8:21 PM dhe 8:22 PM) kur mesatarisht ai rritej me 1.7 vota ne minute.
2. Rritja e Kosoves eshte teper lineare. Kjo mund te jete dhe thjesht rastesi, por duke pare qe Bojaxhi/Veliaj kane variacione te lehta (dhe te dhenat duken me ‘njerezore’), Kosova duket si i vendosur me vizore, si nje script qe eshte programuar te votoje ne menyre rastesore mesatarisht rreth 2-3 vota ne minute. Por ky eshte thjesht nje spekulim dhe skemi si ta vertetojme.
Keto ishin dyshimet paraprake, dhe te dhenat e mevonshme mund te na thone dicka me teper por cfaredo qe te kete ndodhur ne lidhje me rritjen e Veliaj, nese ka qene sulm i jashtem apo nese vete Balkanweb ka futur duart, e ben sondazhin te pavlefshem.
Fajlin excel me RAW data mund ta aksesoni ketu:
https://docs.google.com/spreadsheets/d/1R7YxKZ3V74pgNZp7PMm8TkB5vsbpCxpS7xk0hgjJlQE/pubhtml
AZHORNIM
DITA E TRETE: 20 prill 2015
Sipas te dhenave, Bojaxhi kalon Veliaj gjate mengjesit, dhe me pas Veliaj merr deri ne 309 vota ne minute.
Grafiku total votave:
Numri i votave te fituara per cdo minute per secilin kandidat.
Raw Data te dites se trete: https://docs.google.com/spreadsheets/d/1_90EXKNLmizv1aZghOgdxBO6RCNQVm5wFgQsxRrpsYo/pubhtml